Tan Brama i zhgënjyer nga Ilir Shaqiri: Më merr vetëm kur ka interes
Koreografi Tan Brama, ish-konkurrenti i “BigBrotherVIP1” ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Live from Tirana”.
Pas daljes nga shtëpia Brama ka treguar për raportet e tij me ish-banorët, duke veçuar një prej tyre, Ilirin. Tani tha se që prej daljes Iliri i ka shkruar vetëm për interes, madje nuk e ka pyetur as për familjen.
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Tani.
Ndërsa për banorët e tjerë, Brama tha se me një pjesë prej tyre nuk bën as like në rrjetet sociale, ndërsa me disa prej tyre ka marrëdhënie tepër të mira.
“Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm. E shijova në maksimum”,-tha Tan Brama.
Kujtojmë se Tani pati një marrëdhënie miqësore me Ilir Shaqirin brenda në shtëpinë e Big Brother Vip.