Sorry, no posts matched your criteria.

Surprizohet nga e dashura e tij, Olsi Bylyku tregon planet për dasmë në të ardhmen

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një nga çiftet më simpatik për publikun. Lidhja e tyre nisi kur Olsi sapo “lulëzoi” në karrierën e tij, kur ishte tek “Portokallia”.

I ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, mori dhe një surprizë dhe një kamër të fshehtë nga e dashura e tij, Egli.

Në kamerën e fshehtë u tregua një pjesë e provave teatrale të Eglit ku siç duket kishte disa skena ‘provokuese’. Pavarësisht kamerës së fshehtë, Olsi tepër energjik tregoi se mbështetja e tij më e madhe ishte e dashura e tij, Egli dhe se karriera e tyre nuk ndikonte aspak në dashurinë që ata kanë për njëri-tjetrin.

Pavarësisht surprizave, Olsi dhe Egli na treguan se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë dhe lanë të kuptohet se me kalimin e kohës mund të kemi ndonjë dasmë në horizont.

“Karriera jonë nuk ka ndikuar kurrë në marrëdhënien tonë edhe jemi të sigurtë që nuk do të ndikojë. Dasëm? Po dasmë do të bënim me gjithë qejf vetëm për të marrë qokat që babai im e i Eglit kanë lënë në dasmat e të tjerëve!”, tha Olsi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com