Sorry, no posts matched your criteria.

Studimi: Stresi i bën qelizat mashkullore të bëjnë “vetvrasje”, qelizat femërore luftojnë

Kur vendosen nën stres, qelizat mashkullore kanë tendencën për të aktivizuar një mekanizëm vetvrasës të quajtur apoptozë, ndërsa qelizat femërore përgatiten ta përballojnë “problemin” duke rezistuar për të siguruar mbijetesën.

Shkencëtarët italianë kanë zbuluar se kjo diferencë në reagim, që luan një rol shumë të rëndësishëm në Mjekësinë e Gjinive, është përfshirja e disa komponentëve molekularë që quhen microRNA (MiRNA). Ato janë copëza materiali gjenetik që të japin përshtypjen e gjeneve, të cilat ndikojnë ndjeshëm në funksionimin dhe sjellljen e qelizave. Jo pa shkak ato janë të përfshira në shumë patologji, nga ato autoimunet prej tumoreve, e deri te infeksionet.

Detajet e këtij studimi tepër interesant dhe të rëndësishëm janë publikuar në revistën shkencore “Nature”.

“Në përgjithësi, qelizat mashkullore i përgjigjen stresit duke shkuar drejt vdekjes së programuar (apoptozës), një formë vetvrasjeje qelizore; ndërsa qelizat femërore aktivizojnë mekanizma mbijetese duke i rezistuar vdekjes qelizore.” – është shprehur një nga bashkëautoret e këtij studimi, Paola Matarrese.

MicroRNA, që ishte përgjegjëse për këto diferenca mund të jetë ajo që quhet miR548am-5p, të cilën shkencëtarët e kanë gjetur te femrat në një përqëndrim rreth 5 herë më të lartë se te qelizat mashkullore (konkretisht në fibroblaset epidermale).

Pavarësisht se gjenet dhe përbërësit molekularë që rregullojnë reagimin e tyre mund të jenë të pranishëm në sasi dukshëm të ndryshme midis burrave dhe grave, autorët e hulumtimit nënvizojnë rëndësinë e adresimit të biologjisë së dy gjinive me qasje të synuara dhe jo thjesht gjenerike. Të qenurit burrë apo grua, jo vetëm që ndikon në lindjen dhe përparimin e sëmundjeve, por edhe në mënyrën sesi organizmi ynë reagon ndaj terapive.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com