Sorry, no posts matched your criteria.

Studim – Ekzistojnë tashmë mjetet për kontrollin e mendjes, ajo është “fushëbeteja” e re e shteteve

Sipas dy studiuesve britanikë të Universitetit të Bradford-it, Michael Crowley dhe Malcolm Dandom, shkencat neurologjike po hyjnë në një fazë të re dhe me to rriten edhe rreziqet e manipulimit të trurit njerëzor për qëllime shtetërore apo ushtarake.  

Në një raport të botuar së fundmi në “Royal Society of Chemistry” me titull “Preventing Weaponization of CNS-acting Chemicals: A Holistic Arms Control Analysis”, ata shprehen se zhvillimet e përshpejtuara në neuroshkencë, nga molekulat e reja farmaceutike te teknologjitë e stimulimit të trurit po krijojnë mundësinë që vetë sistemi nervor i njeriut të kthehet në një “fushëbetejë” të re.

“Instrumentet për të manipuluar sistemin nervor qendror, për të qetësuar, për të hutuar ose për të detyruar dikë po bëhen më të aksesueshme dhe më tërheqëse për qeveritë.” – shprehet Crowley, i cili sqaron se po vjen një epokë ku mjetet për të ndikuar ankthin, kujtesën apo aftësinë e gjykimit po bëhen gjithnjë e më të fuqishme, e potencialisht më të përdorshme nga autoritetet.

Sipas hulumtimit të dy britanikëve, arritjet teknologjike të krijuara fillimisht për trajtime mjekësore si modulatorët e humorit apo substancat që ndihmojnë kujtesën, nëse bien në duar të gabuara mund të përdoren për të shkaktuar konfuzion apo humbje të kontrollit kognitiv.  

Këto shqetësime nuk janë aspak të reja në historinë e shteteve, po zhvillimet në teknologji i bëjnë edhe më të rrezikshme ato, duke qenë më pak të gjurmueshme. Kujtojmë shembullin e vitit 2002 në Moskë, Kur forcat ruse përdorën aerosol me derivate të fentanilit për të neutralizuar një grup terrorist në Teatrin Dubrovka, ku humbën jetën mbi 100 njerëz.

Në ditët e sotme, përparimet e mëdha në analizën e rrjeteve neuronale dhe njohuritë e detajuara mbi receptoreët e trurit e rrisin rrezikun e abuzimit.

Gjithësesi, ekziston një kornizë ndërkombëtare, Konventa për Armët Kimike (CWC) e vitit 1997, që ndihmon në parandalimin e akteve të tilla, edhe pse sipas studiuesve ajo ka edhe hapësira të paqarta, pasi nuk mbulon plotësisht potencialin e teknologjive të reja të neurologjisë.

“Ky është një sinjal alarmi. Duhet vepruar tani, përpara se mjetet e krijuara për të shëruar të kthehen në instrumente kontrolli.” – shkruajnë autorët e raportit shkencor, të cilët apelojnë për ngritjen e strukturave të posaçme që monitorojnë dhe kontrollojnë zhvillimet shkencore në këtë fushë.

Mendja njerëzore mbetet një nga hapësirat më të ndjeshme dhe të shenjta të individit, e si e tillë kërkhet një mbrojtje specifike e saj, që idetë “fantastiko-shkencore” të kontrollit të mendjes së të tjerëve të mos shndërrohet në një realitet që do të fusë botën në kaos.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com