Sorry, no posts matched your criteria.

Si do të ndahet pasuria e Bill dhe Melinda Gates pas divorcit të tyre

Bill dhe Melinda Gates i dhanë fund martesës së tyre 27 vjeçare të hënën, mirëpo të gjithë jemi kurioz se si do të ndahet pasuria e tyre me shifra të paimagjinueshme.

Sipas “Forbes”, miliarderët, të cilët janë bashkëthemelues të një prej fondacioneve më të mëdha private bamirëse në botë, “Fondacioni Bill dhe Melinda Gates”, thanë se kanë arritur një marrëveshje se si të ndajnë pasuritë që zotërojnë.

Në kërkesën e tyre për divorc, çifti kërkoi nga gjykata që të ndajë pasurinë, interesat e biznesit dhe detyrimet siç përcaktohet në kontratën e tyre të ndarjes, e cila nuk u bë publike.

Sipas “Forbes”, bashkëthemeluesi i “Microsoft” është i katërti në listën e individëve më të pasur në botë me një vlerë neto prej 130.5 miliardë dollarësh. Sidoqoftë, vlera neto e Melinda Gates, e cila themeloi “Pivotal Ventures”, një kompani investimesh e përqendruar tek gratë dhe familjet në 2015, nuk është e qartë. Ajo ka qenë gjithashtu autore e një libri.

Gates për herë të parë u bë personi më i pasur në botë me një pasuri prej 12.9 miliardë dollarësh në 1995, një vit pasi u martua me Melinda-n. Sipas peticionit për divorc, Bill dhe Melinda janë aktualisht të ndarë dhe nënshkruan një kontratë që dikton se si çifti do të trajtojë financat tani.

Përveç kësaj, “Fondacioni Bill dhe Melinda Gates” kishte pasuri neto prej 43.3 miliardë dollarë në fund të vitit 2019. Vitin e kaluar, fondacioni tha se do të shpenzonte 300 milionë dollarë në trajtim, zbulim dhe vaksina për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com