Sorry, no posts matched your criteria.

Shqipëria drejt BE-së me tortë, verë autoktone dhe buzëqeshje! Hapet edhe grup-kapitulli i fundit…

Shqipëria dhe Bashkimi Europian zhvilluan sot në Bruksel takimin e radhës ndërqeveritar, ku u zyrtarizua hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit të vendit tonë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se ky hap është arritur në kohë rekord, në vetëm 12 muaj.

“Kjo shënon përmbylljen formale të hapjes së 33 kapitujve të negociatave brenda një viti, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me ritmin më të shpejtë dhe më koherent në rajon.” – u shpreh Rama para ndërkombëtarëve.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Rama përfshinte edhe Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve kyçe. Axhenda e tyre synonte të demonstronte gatishmërinë dhe seriozitetin e Shqipërisë në fazën e re të negociatave.

Pas përfundimit të punimeve, Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin e BE-së Marta Kos dhe Ministren e Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre, vend ky që mban Presidencën e radhës të BE-së.

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar zyrtarët e Bashkimit Europian në Bruksel duke u dhuruar atyre nga një shishe verë autoktone shqiptare, me etiketën e skicuar nga vet ai. Më pas, së bashku me përfaqësuesit e BE-së dhe 2 ministret shqiptare, u mblodhën pranë një torte me numrin 6, simbol i grup-kapitujve të hapur në kuadër të procesit të integrimit. Ka qenë ministrja Dhuka ajo që ka fryrë qiriun mbi tortë, që simbolizon një tjetër hap të madh të vendit tone drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com