Sorry, no posts matched your criteria.

Shqetësimi i madh i Heidi Klum: Po më shfaqen qime në gjoks dhe në mjekër

Kur mendon për Heidi Klum, ikonë e stilit dhe e pasarelave, imazhi që të vjen ndërmend është ai i top modeles perfekte, me lëkurë të shkëlqyeshme dhe pamjen e një perëndeshe. Por realiteti nuk mund të jetë gjithnjë i tillë, pasi edhe ajo është një njeri “si gjithë të tjerët”.

Heidi, tashmë 51-vjeçare vendos të thyejë një tjetër tabu e të surprizojë të gjithë ndjekësit e saj, duke u treguar qimet që po i dalin anash gjoksit, në një video të postuar në profilin e saj në Instagram.

“Me kalimin e viteve po më rriten qimet kudo; në gjoks, në mjekër dhe janë të gjatë sa gishti im i vogël i këmbës!” – shprehet me humor Heidi Klum, duke ironizuar plot siguri ndryshimet e trupit që vijnë me moshën.

Bukurinë, elegancën dhe ndoshta humorin e Heidit e kemi njohur me kohë dhe asnjë nuk i vë në diskutim, ama video e publikuar tregon shumë edhe për një grua që ka besim te vetja, çka e bën të shprehet lirshëm ndaj “të papriturave” që mund të vijnë për shumë arsye, edhe për një vajzë “perfekte” si ajo. Dalja e qimeve në zonën e gjoksit siç e përshkruan Heidi Klum mund të ndodhë për disa arsye, që mund të jenë plakja, menopauza, ndryshimet hormonale, medikamentet apo edhe arsyet gjenetike.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com