Sorry, no posts matched your criteria.

Shpat Kasapi i jep fund beqarisë, martohet në fshehtësi

Këngëtari i dashur për publikun, Shpat Kasapi, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai e ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me të fejuarën, Selvije Jao.

Mësohet se ceremonia është bërë në fshehtësi të plotë, ndërsa lajmin, e kanë bërë vetë publike çifti përmes postimeve në rrjete sociale. Dyshja ka postuar në rrjet një fotografi nga dita e tyre e madhe.

“Nga sot, Selvije Kasapi”, shkroi në fotot e publikuara këngëtari i njohur. Nga ana tjetër kujtojmë se çifti u fejua në muajin janar të këtij viti, por ende nuk kishin përcaktuar asgjë në lidhje me dasmën për shkak të situatës nga pandemia.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com