Samata Karavello i jep fund beqarisë, dalin fotot e propozimit
Samanta Karavella është gjithnjë në qendër të vëmendjes për projektet muzikore, ama kur vjen puna tek jeta personale, këngëtarja është shumë hermetike.
Së fundmi, është zbuluar një detaj lidhur me jetën personale të saj. Mësohet se Samanta i ka dhënë fund beqarisë.
Burime për “Iconstyle” zbulojnë se Samanta është fejuar në 29 dhjetor 2021.
Dita më e mirë e jetës sime! Ajo tha ‘Po’”, shkruan partneri i saj pasi ka publikuar dy foto në rrjetin social InstagramMë herët, u tha se artistja është në një romancë me një djalë shqiptar, që jeton në SHBA.
Gjithashtu edhe një foto e tyre u publikua pak kohë më parë, e cila është fotoja e para publike e çiftit. Imazhi është shkrepur gjatë një eventi familjar. Samanta nuk ka reaguar ende mbi këtë lajm. Ne i shprehim urimet tona çiftit.