Sorry, no posts matched your criteria.

Sa kohë do të mbajë zi Mbretëresha

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pallati Mbretëror:

“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.

Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.

Por sa kohë do të veshë të zeza mbretëresha?

Ka një protokoll të rreptë për atë që duhet të veshë familja mbretërore ku ndërron jetë një anëtar. Zija do të zgjasë 8 ditë që nga momenti i vdekjes së anëtarit, por Mbretëresha do të ketë një zgjatje të periudhës prej 30 ditësh.

Matthew Storey, kurator në Historic Royal Palaces tha për “The Tepegraph” :

“Veshja e rrobave të zeza ka qenë pjesë e kulturës mbretërore europiane për shekuj me radhë, por arriti kulmin në shekullin e 19-të me ndikimin e mbretëreshës Victoria, e cila vendosi standard për pjesën tjetër të shoqërisë për t’u ndjekur. Të vejave u kërkohej të vishnin të zeza, pastaj ngjyra pak më të hapura se e zeza, për të paktën tre vjet, derisa të ishin në gjendje të vishnin rroba me ngjyra”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com