Sa banane duhet të hani çdo ditë?
Banania, një frut shumë i pëlqyeshëm për shumicën e njerëzve, e cila ndihmon në forcimin e sistemit nervor, në humbjen në peshë dhe kontribuon në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut falë përmbajtjes së vitaminës B6.
Banania quhet fruti i mirëqënies, sepse konsumimi i një apo dy bananeve në ditë ndihmon në pastrimin e organizmit, të mbash sytë dhe lëkurën e shëndetshme, të ruash humorin e mirë dhe të ndiheni më pak të fryrë.
Vlerat ushqimore
Nga pikëpamja e vlerave ushqimore, kjo frutë është një burim i mirë i elementeve sikurse është potasium, magnez dhe vitamina B6. Përbërës që përdor organizmi jonë për të mbajtur trupin në formë. Nga ana tjetër jo të gjithë e dinë se banania është një frutë e pasur me antioksidantë të cilët ndihmojnë organizmin tonë nga veprimi i radikaleve të lira. Banania ndihmon në forcimin e sistemit nervor, ndihmon në humbjen në peshë dhe kontribuojnë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut falë kontributit të vitaminës B6.
Një banane mesatare, e freskët (118 gramë) siguron ushqyesit e mëposhtëm :
Kalori: 105
Karbohidrate: 27 gramë
Fibra: 3 gram
Yndyra: 0,3 gram
Proteina: 1 gram
Vitamina C: 17% e vlerës së përditshme (DV)
Vitamina B6: 22% e DV
Kaliumi: 12% e DV
Mangan: 16% e DV
Magnez: 8% e DV
Përmirëson përqendrimin
Një studim i kryer nga një universitet në Angli ka përfshirë në studim rreth 300 studentë, të cilët konsumonin banane në mënyrë të vazhdueshme, çka i ka ndihmuar ata të kenë një përqendrim më të mirë. Niveli i lartë i potasiumit ndihmon studentët të studiojnë, të kenë kujtesë më të mirë dhe të kenë një përqendrim më të madh në klasë. Këtyre studentëve iu kërkua që të hanë banane për mëngjes, në rast se munden edhe në vakte të tjera.
Burim energjie
Bananet konsiderohen një ushqim perfekt për sportistët. Një studim i kryer nga l’Appalachian State University ka evidentuar se ngrënia e gjysme banane çdo 15 minuta përgjatë pedalimit ka të njëjtin burim energjie po aq sa të konsumosh një pije energjike. Banania këshillohet të bëhet pjesë e dietës ushqimore pasi furnizon muskujt me karbohidrate, të domosdoshme për përmbajtjen e antioksidantëve që ndihmojnë në shërim më të shpejtë.
Mbron shikimin
Edhe bananet sikurse karota, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e shikimit. Në fakt bananet përmbajnë vitaminën A, një substancë esenciale për të mbrojtur sytë, për të mbrojtur nivelin e shikimit për së largu dhe së afërti. Vitamina A ndihmon në mbrojtjen e membranës së syrit dhe kornean.
Forcon kockat
Banania është jo vetëm një prej burimeve më të mira të kalciumit por rezulton gjithsesi shërben për të mbajtur kockat e forta. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Physiology and Biochemistry”, banania përmban substanca që ndihmojnë në tretje, gjithashtu ndihmojnë në kapacitetin e organizimit për të përthithur kalcium.
Rrit humorin
Bananet mund të jenë të domosdoshme për të gjetur humorin e mirë dhe për të reduktuar stresin, falë përmbajtjes së triptofanit, një aminoacid të cilin trupi jonë e kthen në serotoninë një neurotransmetues që na ndihmon të përmirësojmë gjendjen e shpirtit, sipas Laura Flores, nutricioniste në San Diego. Përveç vitaminës B6 të pranishme në banane, ndihmon gjithashtu për të fjetur më mirë, falë edhe magnezit të pranishëm, që ndihmon të qetësosh muskujt.
-Sa banane duhet të hani?
Bilanci dhe shumëllojshmëria janë tregues të mirë të një diete të shëndetshme.
Trupi juaj është një sistem kompleks që kërkon shumë lloje të ushqyesve që të funksionojnë siç duhet. Mënyra më e mirë për t’i siguruar është duke u ushqyer.
Nuk ka numër të caktuar të bananeve që automatikisht i bën ato të dobishme ose të dëmshme. Në të vërtetë varet nga nevojat tuaja personale të kalorive dhe lëndëve ushqyese se sa duhet të konsumoni.
Ju mund të hani sa më shumë banane që dëshironi, për sa kohë që nuk po mbi-konsumoni kalori të tepërta, pa zëvendësuar ushqime dhe ushqyes të tjerë që i nevojiten trupit tuaj apo pa e dëmtuar shëndetin në mënyra të tjera.
Pra një deri në tre banane në ditë është një sasi normale për shumicën e njerëzve të shëndetshëm.