Sorry, no posts matched your criteria.

Rrjetet sociale “vrasin” MTV, mbyllen 5 kanale të transmetuesit ikonik të muzikës

Fansat e MTV, transmetuesit muzikor të parë botëror 24-orësh, janë shokuar dhe mërzitur njëkohësisht nga njoftimi i “Paramount Global” për të mbyllur përfundimisht 5 kanale të MTV, duke nisur nga 31 dhjetori i këtij viti.

Vendimi vjen pas rreth 44 vitesh nga koha kur MTV rrëmbeu zemrat e miliona njerëzve anembanë botës, duke i dhënë një tjetër formë botës së muzikës, modës dhe “pop culture”. Kujtojmë se transmetuesi i famshëm muzikor shërbeu për të kënaqur shikuesit me video muzikore rroku, popi apo muzike dance, pa harruar edhe performancat “live” dhe koncertet e ndryshme.

Gjithësesi, kanali kryesor MTV HD do të vazhdojë të jetë në transmetim, për të shfaqur seritë “reality show” që ka ekskluzivitet.

Sipas burimeve, kanalet muzikore do të nisin mbylljen duke filluar nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, për të vazhduar më vonë në Poloni, Francë, Brazil, Argjentinë etj.

Ky vendim i rëndësishëm por i hidhur vjen edhe si pasojë e arsyes se tashmë videot muzikore ndiqen më shumë në Youtube apo në platformat e tjera të rrjeteve sociale.

Sipas raportimeve të BBC, kompania që drejton MTV ka vendosur të ulë kostot me rreth 500 milionë dollar nëpërmjet mbylljes së kanaleve. Kujtojmë se në gusht të këtij viti, një vendim i ngjashëm u mor kur u vendos mbyllja e “Paramount Television Studios”, e njohur për prodhimin e serialeve të ndryshme.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com