Rregullat e takimeve në çift, ja çfarë mendojnë vajzat në takim
Rregullat e takimeve në çift janë si rregullat e shahut. Zakonisht pritet që mashkulli – guri i bardhë-të bëjë lëvizjen e parë. Edhe pse në shumicën e rasteve, mbani mend se nuk do të thotë që ka qënë ai që ka iniciuar gjithçka. Aspak, në fakt fuqia qëndron në sytë e dëshirës, domethënë të femrës. Nuk jemi dukë thënë se meshkujt nuk dinë ta bëjnë këtë gjë por thjesht meshkujt janë tepër krenar për të bërë ”lëvizjen” ata të parët. Mbani mend se ka disa gjëra që grate i paramendojnë dhe I krahasojnë me aftësitë tuaja në shtrat, duke nisur që nga detajet më të vogla. Dhe madje edhe të kesh një makinë sportive është një nga ato gjëra. Po ju citojmë 5 gjëra që gratë gjykojnë që në takimin e parë.
1.Aparenca
Nuk jemi duke folur për të veshur rroba të markës apo jo, por rreth asaj se si ju zgjidhni për të paraqitur veten tek të tjerët. A i rregulloni flokët ? A e ndiqni modën? Të gjitha këto janë algoritme që çdo grua I qëarkullon brenda vetes. Në fund të fundit gratë duan një mashkull që edhe kur ecën në një dhomë të rrëmbejë jo vetëm vëmendjen e sa, ato duan që ta perceptojnë seksi dhe shumë burrëror. Nëse ju e keni parasysh këtë detaj ato nuk do e kenë të vështirë t’ju imagjinojnë si do silleni në shtrat
2.Përqafimi
Një përqafim ose një dhënie duarsh është shumë domethënës sipas perceptimit femëror e që i kthen” kthetrat” në një gjest klasik për të zotëruar të gjitha situatat. Për to është e rëndësishme sesi dhe një moment të vetëm ju I pushtoni format. Esenciale janë: mënyra sesi shihni, mos humbni kontrollin, rri elegant por jo i ashpër.
3.Shija në muzikë
Djema, edukojeni veten, jepini kulturë. Nuk është e domosdoshme të njihni çdo këngë hip-hop. Nëse I dini mos I shfaqni pasi pasi kjo nuk lë një përshtypje të mirë. Shumica e grave pëlqejnë meshkujt që kanë shijet e tyre individuale, të veçanta nga të shokëve të tij. Kjo tregon se pavarësiht me kë rri ti e njeh mirë veten.
4.Aftësi në vallëzim
Gjëja e vetme që gratë duan më shumë se të kërcejnë vetëm, është të kërcejnë me një mashkull që e mban ritmin. Është turp që shumica e djemve nuk pëlqejnë të kërcejnë por nëse ti nuk kërcen sepse nuk di…mos u ndje keq. Gjithsesi nëse ti di vallëzome me gruan ashtu si ti di, pa e vrarë mendjen. Edhe nëse hedh hapat ngadalë, të qëndrueshëm, një njeri i sigurt në vallëzim padyshim që i shton pikët në gjëra të tjera.
5.Komunikimi
Inteligjenca është shumë seksi. Kur ju jeni mjaftueshëm të pjekur aq sa të krijoni kimi dhe një bisedë të vërtetë me një femër, ato nuk do dyshojnë për aftësitë në dhomën e gjumit. Një grua gjithmonë I mendon këto. Të dëgjosh dhe të përgjigjesh do kontributin e duhur. Kjo është e gjitha që duhet për të mbajtur vëmendjen e një gruaje në bisedë. Mos e neglizho femrën, është dinake deri në vogëlsira.