Robert Berisha: Renee nuk e di që unë dhe Nora jemi ndarë
Robert Berisha ishte së fundmi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Goca dhe Gra”.
Ai foli për raportin me Nora Istrefin pas ndarjes, si dhe tregoi se Renee ende nuk e di që ata janë ndarë. Këngëtari ka treguar se ai dhe Nora e kanë menaxhuar shumë mirë situatën pas ndarjes dhe janë shokë të mirë.
“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vie puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve. Ne jemi shumë shokë të mirë dhe jo vetëm për shkak të gocës. Është thjesht një konsum i dashurisë dhe lidhjes”, është shprehur Roberti.