Sorry, no posts matched your criteria.

Ricky Martin akuzohet dhe për incest nga nipi i tij

Disa ditë më parë qarkulloi lajmi se Ricky Martin akuzohet për dhunë në familje dhe abuzim seksual nga një person anonim, i cili ishte paraqitur në gjykatë dhe kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje nga këngëtari.

Mësohet se ky urdhër ishte aprovuar në bazë të disa provave të paraqitura.

Por website spanjoll Marca raporton TMZ, ka zbuluar se kush është personi anonim i cili ka ngritur këto akuza. Ai është nipi i Martin, Dennis Yadiel Sanchez. Ekziston mundësia që Ricky Martin të rrezikojë 50 vite burg, jo vetëm për shkak të akuzave të pretenduara nga nipi i tij, por dhe të një incesti të mundshëm sipas ligjeve të Puerto Rikos.

Mësohet se ishte vëllai i këngëtarit, Eric Martin i cili ka identifikuar viktimën dhe pritet që Ricky Martin të paraqitet në gjykatë më 21 Korrik.

 

Në një deklaratë, avokati i këngëtarit i ka mohuar akuzat duke thënë se: “Fatkeqësisht, personi i cili ka ngritur këto akuza është një person me probleme të shëndetit mendor. Ricky Martin nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në një raport seksual apo lidhje me nipin e tij.”

“Jo vetëm që kjo nuk është e vërtetë, por thjesht ideja është e neveritshme. Ne shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën e duhur urgjentisht. Por më shumë se çdo gjë, ne presim që kjo ngjarje e tmerrshme të mbyllet sapo gjykata të shohë faktet,” shtoi ai. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com