Sorry, no posts matched your criteria.

Argjira Spanca flet për problemet shëndetësore: “Zgjohesha pa frymë”

Muajt e fundit për Argjira Spancën nuk kanë qenë aq të lehta. Me anë të disa videove në Instastory, moderatorja simpatike ka zbuluar se është përballur me disa probleme shëndetësore që kanë ardhur për shkak të neglizhencës së saj, aq sa kishte net kur zgjohej pa frymë për shkak të inflamacionit të mushkërive.

“Sot kam vendosur që të flas pak për shëndetin. Kam pasur një problem me mushkëritë për disa muaj rresht. Kisha probleme me frymëmarrjen dhe netë kur zgjohesha pa frymë fare. Jam marrë pa fund me analiza, gjithashtu kam qenë duke marrë një terapi për mushkritë, por jo vetëm. Nuk kam vetëm një problem, por më kanë dalë shumë problematika me shëndetin dhe të gjitha vijnë si pasojë të moskujdesit ndaj vetes”, tregoi Argjira.

“Të gjithë ne kemi tendencën kur jemi mirë në përditshmëri nuk na intereson fare të bëjmë analiza, por që nga zemra ju them shkoni kujdeuni për veten sa të mos jetë vonë”, tha ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com