
Reperja Tayna siç nuk e kemi parë kurrë duke kërcyer valle popullore, pamje ekskluzive nga festa e ditëlindjes!
Tayna ka festuar ditëlindjen e saj me një festë me miqtë e saj më të afërt në një hotel në Prishtinë.
Krahas emrave të tjerë të njohur siç është Ermal Fejzullahu, grimeri Arbër Bytyqi e shumë të tjerë, nê sy ra prania e Fifit, me të cilën reperja ka rregulluar raportet së fundmi pas një periudhe të gjatë dissash përmes këngëve e rrjeteve sociale.

Fifi ka kënduar në ditëlindjen e Taynës dhe në disa pamje ekskluzive të siguruara nga Afterparty.al shohim reperen duke kërcyer e kënduar popullore siç nuk e kemi parë kurrë.