Sorry, no posts matched your criteria.

Rashë në depresion për herë të parë në jetën time”, Inva Mula rrëfen momentin e vështirë

Sopranoja e njohur Inva Mula ishte e ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola”, ku foli edhe për marrëdhënien e ngushtë dhe shoqërore që ajo ka me dy fëmijët e saj.

Inva rrëfeu edhe momentin e vështirë kur i është dashur ta lërë 3-muajsh të birin në Paris dhe shkoi të këndonte në Hamburg, Gjermani.

“Atje gjeta një kohë të zymtë, rashë në depresion për herë të parë në jetën time. Isha në skenë ku duhet të tregoja që çdo gjë ishte në rregull, por ndërkohë mendoja për djalin. U ndava për gati 3 muaj dhe për këtë isha shumë e mërzitur dhe e dëshpëruar.”,- u shpreh sopranoja.

Antoni tashmë është rritur, është 26 vjeç, dhe merret në muzikë. Bashkëpunimin me të birin në muzikë Inva e cilësoi si suksesin më të madh në jetën e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com