Puthje dhe thyerje rregullash..Çfarë po ndodh në “Përputhen”?
“Përputhen” është padiskutim një nga programet televizë më të ndjekurat në të gjithë shqiptarinë.
Në “Përputhen” është bërë një lëmsh i vërtetë! Puthje para kamerave dhe mbas kamerave ka ndodhur. Vetëm dje, në “Përputhen Primë”, Atdheu dha një deklratë shumë të fortë në lidhje me Antonelën. Ai tha se është puthur me Antonelën natën e inagurimit të lokalit të tij dhe e la të kuptohej që ishte një puthje që zgjati, jo vetëm një “baby kiss”.
Ata patën një debat të fortë në studio, ku Atdheu e quajti Antonelën mashtruse dhe aktore.
Gjithashtu, kjo nuk është e vetmja puthje që është dhënë jashtë emisionit. Andi na tregoi se është puthur disa herë me Jasminën. “Me Jasminën kemi dalë, jemi takuar pas emisionit nja 4-5 herë. Dy herë kur ishim tek lokali i Atdheut, kemi diskutuar e jemi puthur nga pak. Një ditë tjetër ishte pas emisionit, pasi më ka ofenduar, jemi takuar e kemi biseduar dhe në fund, gjithë ai debat e argument përfundoi me puthje. Një herë tjetër ka qenë kur jemi takuar me Jasminën kur erdha nga Kosova dhe ja solla një fustan. Si përfundim, jemi puthur. I kërkoj produksionit falje dhe ndjesë për thyerjen e rregullave”-tregoi Andi.