Publikohet fotoja e parë familjare e MC Kreshës, Erzinës dhe vajzës së tyre, Izës
Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij, Erzina u bënë prindër për herë të parë në qershorin e vitit të kaluar, vetëm pak muaj pasi kishin kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.
Ndërsa këtë vit, për 1-vjetorin e Izës, çifti ka zgjedhur bregdetin e jugut të Shqipërisë për të festuar. Të dy janë shumë diskret kur vjen puna te jeta private dhe janë kujdesur të mos postojnë thuajse fare në rrjetet sociale. Por Prive ka publikuar një foto familjare të çiftit me të bijën në krah.
Erzina dhe Kresha pozojnë me vogëlushen anës detit dhe ky është porteti i parë i familjes për publikun. Iza duket se ka marrë shumë nga i ati, përfshirë edhe kaçurrelat e tij.