Sorry, no posts matched your criteria.

“Prishtina, ju dua!” Mahmood flet pak orë para peformancës në ‘Sunny Hill Festival’

Alessandro Mahmoud, i njohur profesionalisht si Mahmood, do performojë mbrëmjen e sotme në ‘Sunny Hill Festival’. Teksa njerëzit presin të entuziazmuar performancën e tij ylli italian ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për shtyp.

Ai u shfaq së bashku me ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, dhe foli rreth pranisë së tij në Kosovë. Fituesi i ‘Sanremo’ tha se përmes kësaj pjesëmarrjeje paraqet muzikën e tij. Mahmood deklaroi se sjpreson që përformanca e tij të shkojë mirë dhe tregoi se ka dëgjuar për Kosovën edhe përpara festivalit.

 “Jam i lumtur që do të përformoj këtu, kështu që përmes kësaj pjesëmarrje paraqes muzikën time. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Kam dëgjuar edhe më parë për Kosovën”, tha ai.

Mahmood e mbylli konferencën me fjalët në gjuhën shqipe “Faleminderit Prishtinë, ju dua”.

Për ata që nuk e dinë Mahmood është një kantautor italian. Ai u bë i njohur pasi konkurroi në sezonin e gjashtë të versionit italian të ‘X Factor’. Ai ka fituar dy herë Festivalin Muzikor të Sanremos, në vitin 2019 me këngën “Soldi” dhe në vitin 2022 përkrah Blanco me këngën “Brividi”. ‘Soldi’ u rendit e dyta në ‘Eurovision’.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com