Princi sqaron të vërtetën në lidhje me arrestimin e tij
Princi, konkurrent i “Për’puthen”, ka rrëfyer të vërtetën e tij në lidhje me një video që bëri xhiron e rrjetit. Ai ishte filmuar teksa policët po e shoqëronin në rajon, pra i prangosur.
Kaq u desh dhe gjithë rrjeti u “çmend” duke menduar se video ishte në kohë reale. Për t’i bindur të gjithë që Princi nuk ishte arrestuar në ato momente, ai publikoi një video me Muratin pranë zyrave të “Top Channel”.
Mirëpo më në fund ai ka vendosur të flasë për këtë temë.
“Nuk dua të flasë shumë për atë situatë. Ka ndodhur para tre vitesh, por prek dhe njerëz të tjerë ndaj nuk dua të flasë shumë. Nuk kam dëshirë të flasë. Thjesht jam shoqëruar në rajon, kam hyrë në një derë dhe kam dal nga dera tjetër. Nuk kam marrë precedent penal, nuk jam proceduar. Jam më i zgjuar se dje dhe më budalla sa nesër. Unë jam filmuar nga një polic dhe nuk e di si ka dalë në media kjo video”, tregoi Princi.
Gjithashtu ai tha se Aristela ishte vajza e vetme që e telefonoi pas publikimit të videos, duke u bërë merak për situatën.