Sorry, no posts matched your criteria.

Post Malone ka rënë plot 25 kilogramë në peshë, arsyeja është… vajza e tij!

Këngëtari Post Malone ka treguar se ardhja në jetë e vajzës së tij në maj të vitit 2022 e ka motivuar atë të ndryshonte mënyrën e jetesës dhe të kujdesej më shumë për shëndetin. Artisti, i cili u bë baba për herë të parë me ish-të fejuarën Hee Sung “Jamie” Park, tha se kjo etapë e re e jetës i ndryshoi gjithçka.

Në intervista të ndryshme gjatë kësaj kohe, Malone ka rrëfyer se që prej vitit 2022 ka humbur rreth 25 kilogramë, duke kaluar nga 109 në 84 kg.

30-vjeçari amerikan ka folur edhe për dietën ushqimore që ka nisur të përdorë, duke hequr fillimisht dorë nga pijet e gazuara, ushqimet e shpejta dhe ka reduktuar alkoolin e duhanin. Në vend të tyre ai është fokusuar te ushqimet e thjeshta si pulë e pjekur, karrota dhe oriz i bardhë.

Post Malone ka thënë se fillimisht një pjesë e fansave mendonin se rënia në peshë i kishte ardhur nga përdorimi i drogërave, çka ai e ka mohuar kategorikisht. Sipas tij, energjia, humori i mirë dhe performancat më të fuqishme në skenë vijnë nga një mënyrë jetese më e shëndetshme.

“Jam më i lumtur se kurrë dhe dua të jem pranë vajzës sime për shumë vite.” – ka thënë këngëtari, duke theksuar se motivi kryesor i ndryshimit ishte pikërisht dëshira për të qenë një baba i pranishëm dhe i shëndetshëm. Në rrjete sociale, Malone ka ndarë edhe foto ku shfaqet dukshëm më i dobët, duke marrë komente pozitive nga fansat dhe kolegët e tij të muzikës, të cilët i kanë hedhur pas krahëve tashmë mendimet negative për arsyet e dobësimit të tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com