Sorry, no posts matched your criteria.

Plas sherri midis Noizy-t dhe Escobars

Varrosi ka publikuar këngën më të re “Flamma” ku ishte një diss për të gjithë rreperët e rinj: Big Kik, Don Phenom, Mato Lale, Fero etj. Përveç tyre në këngë ai përmend edhe Don Xhonin, duke e thumbuar për deklaratën e famshme se ka kryer marrëdhënie me profesoreshën. Gjithashtu ai nuk la pa përmendur dhe Meritonin.

Ky i fundit ka njoftuar se së shpejti do të ketë të ftuar në programin e tij reperin Escobars, të cilin Noizy e ka pasur mik disa vite më parë, por tashmë nuk flasin më. Sigurisht që grupi OTR nuk e ka pritur mirë këtë ftesë, duke qenë se në Gjoni Black janë ftuar shpesh reperë që kanë pasur debate me Noizy-n dhe i kanë bërë diss në emision. Përveç kësaj Gjoni Black ka hedhur thumba për Noizy-n përmes disa postimeve në Instagram.

Meritoni shprehet se Noizy e ka kuptuar që po i del gjithçka në shesh, se çfarë ka bërë ai për miqtë e tij dhe rapin. Ai i ka bërë thirrje Noizy-t që të ndjekë performancën e Escobars në emision, sepse do i dhemb e vërteta e radhës. Këtë herë gjërat mes djemve nuk duken fare mirë dhe nuk e dimë se si do të jetë fundi i këtij debati që po vazhdon prej muajsh.

Noizy ka publikuar së fundmi në rrjetin e tij në Instagram një video ku duket reperi Escobars teksa interpreton në studion e emisionit të Meriton Mjekiqit, krahas së cilës ka shkruar:

“Vjen Shqiperi dhe mundohet me rrejt njerzit kam shoke Drake dhe Chris Brown dhe Kylie Jenner  a thu se njerzit ktu hajn bar nuk kuptojme se kur rrejne dhe Kur Tregojn verteten  te 3 kto emrat qe permenda i bojn follow kti në Instagram a e keni pa? .. nejse ti je rrenc dhe dukesh qe rren se të hup Zoni Kur flet per mu you bitch. Ti mke rrit mu?  ti ke qen 10 vjec Kur un kam bo OTR o k**, ty ste del matematika. Ty tkam mar per dore tkam tregu ca asht bota e shqipria  Ti mke cu mu në Amerik? 2011? Lol atehere ti ke qen 14vjec, ty tka njoftu Ryan bertant me njerzit e Drake, ti harxhojshe lek me u vesh si footbollerat me I bo shok me u njoftu me drake, Kishe qef me jeten e footballistit that rich life style.  po ti Ske as 1 makin në emer tat, gjitha me qera, ato orat sjan tuat ato varset nqaf kushtojn 10.000£  Ryan bertant ste ka shok mo se Ja lutshe b***en me tbo drake follow ne instagram, ti merrje vesh Ku e ka hotelin drake në amerik dhe shkoje merrje dhomen me 1 kat me Drake tu shpresu Ishalla po e takon. Ti je robi ma fallc në ket toke. Shife veten Kur flet per mu Qysh të hup zoni.
@iamryanbertrand @champagnepapi this guy comes to Albania saying his best friends with Drake.. @starino look what you made him think  gjith tag kto njerz”, ka shkruar Noziy duke iu drejtuar reperit Escobars.

Nga ana tjetër, Escobars, si kundërpërgjigje ndaj Noizyt ka publikuar një foto me reperin në InstaStory, krahas së cilës ka shkruar:

“My son/ djali jem @noizy.”

Këtë herë gjërat nuk duken fare mirë dhe nuk e dimë se si do të jetë fundi i këtij debati që po vazhdon prej muajsh.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com