Sorry, no posts matched your criteria.

Përse po ndahet Angela Martini nga bashkëshorti pas 7 vitesh martesë?

Pas 7 vitesh martesë, duket se modelja shqiptare Angela Martini dhe bashkëshorti i saj Drago Savulescu do të ndahen nga njëri-tjetri.

Lajmin e ka bërë të ditur TMZ, që tregon se bazuar në dokumentet ligjore që disponon, ditën e enjte ish-konkurrentja e Miss Universe ka dorëzuar në gjykatë kërkesën e saj zyrtare.

Në dokumentet e dorëuzara, Angela shënon datën 24 tetor si ditën e ndarjes dhe e arsyeton atë me “dallime të papajtueshme” në raport me bashkëshortin e saj.

Çifti ka një fëmijë bashkë, 3-vjeçarin Kyree Martini Savulescu, për të cilin shqiptarja kërkon kujdestarinë e plotë. Gjithashtu, bazuar në kërkesat e saj, Angela kërkon që Drago të paguajë edhe për mbështetjen financiare bashkëshortore.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ndarjeje, por duket se ajo do të ndodhë realisht dhe nuk ka vend për thashetheme. Kujtojmë se Angela Martini dhe producenti Drago Savulescu u martuan në vitin 2017, për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre më shumë se 7 vite më vonë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com