Sorry, no posts matched your criteria.

“Përndjekësi më bëri të ndryshoj stilin e jetesës!” – Rrëfehet moderatorja Albana Bejko

E ftuar në programin “Goca dhe Gra” në televizionin Top Channel, moderatorja shqiptare Albana Bejko ka rrëfyer me detaje momente të frikës dhe shqetësimit të saj, pas ngjarjeve të përndjekjes nga mjeku psikiatër Behar Kamberi, të cilin e ka denoncuar pak kohë më parë.

Ajo është shprehur se ka mjaftuar një moment takimi rastësor si fans-personazh publik në një restorant, për të nisur më pas gjithë saga e mesazheve, telefonatave e përndjekjes pa ndalim, çka e ka futur Albanën në një situatë shqetësuese të pazakontë.

“Kam pasur mesazhe obsesive, deluzionale, që sipas tij pretendohet se pas fotos e kishte projektuar jetën. Që prej vitit 2020 kam marrë mesazhe nga ky person. Por takimi për së afërmi mendoj që e ka bërë të ketë më pas reagime. Nuk kam marrë asnjë dhuratë nga ai, ndryshe nga sa është folur. Duke parë që qëllimi është i sëmurë, nuk do pranoja asnjë dhuratë. Kam qenë e frikësuar, kam ndryshuar stilin e jetesës.” – është shprehur Albana ndër të tjera. Ajo gjithashtu ka treguar edhe mesazhe të dërguara prej mjekut në platformat e saj sociale, apo edhe në numrin privat, e gjithashtu tha se pas insistimit aspak normal e përndjekës, i ka thënë mjekut që do ta denoncojë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com