Përjetimi i skenave “hot” në film mund të jetë arsyeja e ndarjes së Nicole Kidman dhe ishit Keith Urban
Mesa duket, rolet e fundit të aktores së famshme Nicole Kidman kanë qenë arsyeja e pakënaqësive të ish-partnerit të saj Keith Urban.
Sipas raportimeve, këngëtari i muzikës country nuk ka qenë shumë i lumtur me mënyrën se si Kidman ka përshkruar eksperiencat e nxehta në filmat “Babygirl” dhe “A family Affair”.
Sipas “RadarOnline”, Urban është zhgënjyer nga përshkrimi që partnerja e tij i ka bërë skenave specifike të cilat e kanë “emocionuar shumë” 58-vjeçaren.
Në filmin “Babygirl”, Nicole luan një CEO që quhet Romy, e cila nis një marrëdhënie jashtëmartesore me një të ri në punë, i cili luhet nga aktori Harris Dickinson. Po ashtu, në filmin “A family affair” ajo krijon një tjetër marrëdhënie me një djalë shumë herë më të ri, që luhet nga i mirënjohuri Zac Efron.
“Ai u lodh duke dëgjuar entuziazmin e Nicole për rizgjimin e saj seksual dhe atraksionin kafshëror ndaj kolegëve në film, kështu që vendosi të vazhdojë jetën e tij.” – u shpreh një burim, duke iu referuar Keith.
Kujtojmë se nga ana e saj, Kidman ësht shprehur hapur rreth intensitetit të skenave intime në filmat që ka luajtur.
“Kemi pasur shumë bashkëveprim, besim e më pas frustrim me njëri-tjetrin. Kishte momente kur thoja ‘mos më prek, mos m’u afro më sepse nuk dua të eksitohem më shumë’!” – ka thënë në një prej deklaratave të saj aktorja, referuar skenave “hot” të filmave.
Pikërisht këto deklarata dhe filmat vet kanë çuar në ftohjen e marrëdhënies mes 2 personazheve të njohur, çka në fund rezultoi me ndarje. Pasi Nicole Kidman kërkoi divorcin zyrtarisht më 30 shtator të këtij viti, dolën thashetheme se këngëtari po frekuentonte një anëtare të bendit të tij. Për këtë arsye, sipas “RadarOnline”, për t’u hakmarrë aktorja iu rikthye ishit të saj të famshëm Lenny Kravitz, cili gjithahtu është single për momentin.
