Sorry, no posts matched your criteria.

‘Për fëmijët vendos burri’, Jonida Vokshi zbulon cilat janë planet e Besnikut për të zgjeruar familjen

Emi është ende e vogël, por kjo nuk e pengon aspak Besnikun, bashkëshortin e Jonidës, të nisë nga planet për të zgjeruar familjen. Dhe prezantuesja dhe aktorja e njohur nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bindet… “Se vendos burri”.

E ftuar mbrëmjen e sotme në Kurthin e Piter Panit, Jonidës iu desh të zbulonte për fëmijët e anijes së famshme edhe planet që ajo dhe Besniku kanë për të zgjeruar familjen.

Kështu, tani që është bërë nënë e një vajze, pyetja e të gjithëve është “kur do të bëhet nëna e një djali”. Po kësaj pyetjeje, Jonida iu përgjigj: “Në fakt, për këtë Besniku ka thënë se duhet të bëjmë edhe një vajzë dhe pastaj do bëjmë një çun. Dhe meqë kështu do burri, ia lëmë në dorë burri…” – tha Jonida me të qeshur shkruan Class.

Kështu që atyre që pyesin njëlloj si gazetarët e vegjël “kur do të lindë një djalë?”, Jonida u përgjigjet: “Duhet të prisni edhe pak, sa të bëjmë një vajzë…”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com