Pas “Përputhen”, fejohet Iliri dhe Gilberta
Gilberta dhe Iliri duket se kanë celebruar dashurinë e tyre. Në prani të familjarëve dhe miqve, dyshja është fejuar në një festë intime. Të dy ishin të ftuar në emisionin “ABC e Pasdites”, ku folën gjerë e gjatë për marrëdhënien e tyre pas kamerave. Ata zbuluan se Iliri ka organizuar së fundmi një festë në Përmet me miq e familjarë të të dyve, ku dhe kanë zyrtarizuar lidhjen.
Në emision u transmetuan pamje nga festa. Gilberta shfaqej e veshur me një fustan të zi, ndërsa Iliri me këmishë të bardhë e pantallona. Dyshja dukeshin shumë të lumtur, duke biseduar, duke kërcyer e duke prerë bashkë tortën.