Pas ndryshimeve që prekën “Sunny Hill”, Vesa Luma në mbrojtje të Dua Lipës: Ne nuk të meritojmë
“Sunny Hill” , festivali i njohur që organizohet nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, do të mbahet këtë vit në Tiranë!
Në njoftimin zyrtar të publikuar më herët u njoftua se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet.
“Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.”,- shkruhej në njoftim.
Ky lajm solli reagime të shumta nga VIP-at, ku një ndër ati që ka reaguar ka qenë edhe këngëtarja Vesa Luma e cila postoi një shkrim Instastory
Vesa mbështet familjen Lipa dhe shprehete se ne nuk e meritojmë Duan, as Dukagjin Lipën dhe as festivalin e njohur.
“Dua është thesar! Në vend se me ja fal tokën (dhe jo vetëm aq) për vendin që aq shumë e ka promovuar ..i mohohet! Ne nuk e meritojmë as Duan as Dukagjin Lipa as një festival si SunnyHill! Për Tiranën mundeni me thënë cfarë të doni tani, BINGO për rastin , edhe e ka “hallall” Shqiperia gjithmonë ka dite me i vleresu artistat dhe i ka pranu me zemer te hapur,perderisa ne Kosove jane marr paraprakisht me inate personale! #dorennezemer”.- shkruan Vesa.