Sorry, no posts matched your criteria.

Pas ndarjes nga Pique, Shakira “vendos distancë” edhe me prindërit e tij

E gjithë bota është surprizuar nga ndarja e Shakiras dhe Gerard Pique. Duket se situata mes tyre nuk është aq e mirë sa mendohej pasi burimet e fubdit tregojnë se këngëtarja do të bêjë ndryshime në shtëpi. Çifti kishte si fqinj prindërit e Piques dhe ata të Shakirës, shtëpitë ishin të ndërlidhura, por ideja e këngëtares është të shkatërrojë aksesin e përbashkët. Shakira beson se ata nuk duhet të kenë më gjëra të përbashkëta.

Të tre shtëpitë ndodhen në komunën Esplugues de Llobregat, e cila ndodhet në qytetin e Barcelonës.

“Shakira po e mendon shumë seriozisht ndërprerjen e komunikimit të njërës shtëpi me tjetrën,” tha gazetarja Laura Fe. 

“Nuk është më familja e saj dhe ajo do të donte të ndante pjesët e përbashkëta”.

Çështja mund të bëhet edhe më serioze, pasi marrëdhënia me prindërit e Pique mund të jetë aq e tensionuar, saqë këngëtarja ka menduar të ngrejë mure midis shtëpisë të gjyshërve dhe fëmijëve të saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com