Sorry, no posts matched your criteria.

Pas Fifty Shades of Grey/ Autorja libër me personazhe shqiptar, publikon foto me kanunin e Lek Dukagjinit

Shkrimtarja Erika L. James, e njohur për trilogjinë erotike “Fifty Shades of Grey”, “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed, po studion Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ajo ka publikuar një fotografi të Kanunit në Instagram duke nënkuptuar se po bën një punë kërkimore për të. “Kërkim TM 2”, ka shkruar ajo duke nënkuptuar se po punon për librin e ri The Mister 2.

Në librin e parë, trajtohet historia e aristokratit Maxim Trevelyan,  i cili bie në dashuri me shërbëtoren, Alesia Demaçi, e cila është një emigrante shqiptare pa letra në Angli.Romani përfundon me babain e Alessia-s, i cili kërcënon Maksimin që të martohet me vajzën e tij.

Mesa duket, për një tablo më të qartë për të vijuar me librin e dytë, shkrimtarja po lexon kanunin. Kujtojmë që romani i parë u kritikua për mënyrën se si u portretizuan shqiptarët.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com