Nuk shkoi në darkën e organizuar, por nuk mungon në finale, Beatrix shkon në shtëpinë e “Big Brother”, vendos “paqen” me Donaldin me puthje e këngë
Mungoi në darkën e organizuar, por jo në finalen e madhe.
E kemi fjalën për Beatrix, që u rifut sërish në shtëpi për të surprizuar të dashurin e saj Donald Veshaj. Këngëtarja i dhuroi një puthje në buzë aktorit dhe u përqafuan. Nën ritmet e kitarës dhe performacës live të Beatrix, u vendos “paqja”, mes dyshes.
“Rëndësi ka që je këtu. Kam qenë me ty çdo hap, shpirti im është me ty. Ti më shumë se askush ke treguar veten tënde nga fillimi deri në fund. Ke qenë më i vërteti, më i guximtari”, tha Beatrix.