Sorry, no posts matched your criteria.

“Nuk mendoja se mund të ndodhte!” – Aktorja Claire Danes “u turpërua” kur mbeti shtatzënë 44 vjeç

Aktorja e mirënjohur Claire Danes, në një bashkëbisedim në podcastin “Smartless” ditët e fundit, është rrëfyer në raport me ndjesitë e komplikuara të saj për shtatzëninë në moshën 44-vjeçare.

“Isha shumë ‘e vjetër’ kur ndodhi. E pranoj që nuk e dija se mund të ndodhte në atë moshë.” – rrëfen me siklet por edhe e qeshur aktorja.

Ajo tregon se fillimisht i vinte turp kur mësoi se ishte shtatzënë, pak prej moshës së saj dhe stigmës rreth kësaj gjëje, pak për arsye se me bashkëshortin nuk ishin duke tentuar për një fëmijë tjetër.

“Nuk e kisha parashikuar aspak dhe m’u duk e çuditshme. Papritmas ndjeva një turp qesharak. M’u duk sikur më kishin kapur duke bërë seks përtej pikës që duhet të bëja. Ishte sikur të arrije në një skaj për të cilin nuk kisha qenë e vetëdijshme prej kohësh.” – shprehet aktorja që ka luajtur rolin e Xhulietës krah Leonardo DiCaprios (Romeo), në filmin “Romeo + Juliet” të vitit 1996.

Claire Danes dhe bashkëshorti i saj Hugh Dancy kanë 3 fëmijë, Cyrus 12-vjeçar, Rowan 7 vjeç dhe vajzën 2-vjeçare së cilës ja kanë mbajtur emrin sekret.  

Aktorja e përshkruan eksperiencën e saj jetësore me 3 fëmijë si një udhëtim, ku duhet të kujdeset për një adoleshent, por njëkohësisht edhe për një fëmijë 2 vjeç. Fillimisht kur mësoi për shtatzëninë e tretë ajo kishte bindjen se do të bëhej sërish me një djalë, por ndihet shumë e lumtur që pas 2 djemve, erdhi një vajzë në jetë. Bëjmë me dije se Claire Danes është protagonistja e serialit të ri “The Beast in me” që është publikuar në Netflix në javën që lamë pas.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com