Sorry, no posts matched your criteria.

“Një muaj flasim 3 muaj zihemi”, Erion Braçe flet për raportin me Ramën

Deputeti Erion Braçe ka qenë i ftuar këtë të premte në emisionin e Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj, “Më lër të flas”. I pyetur dhe nga binjakët, Erioni ka folur mbi marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.Erioni tha se ka marrëdhënie tepër të mira me kryeministrin dhe me shaka shtoi se një muaj flasin e dy muaj nuk flasin. Ai tha se të dy së bashku kanë arritur të zgjidhin shumë punë prandaj kjo është një mënyrë që tregon si ata kanë zgjedhur të komunikojnë.

Romeo Veshaj: “Më trego pak për fëmijërinë tënde, unë e di që je një djalë Kombinati…”

Erion Braçe: “Unë dhe Manushi jemi nga Kombinati, Manushi para meje unë pas Manushit.

”Romeo Veshaj: “Nuk ia thotë dot emrin, Edi Manushi.

”Erion Braçe: “Ne për Manush e njohim, po të jetë për Edi kemi një tjetër. Edi vetëm një ka.

”Romeo Veshaj: “Meqë ra fjala, si i ke marrëdhëniet me kryeministrin?”

Erion Braçe: “Shumë të mira i kam, një muaj flasim dy muaj nuk flasim, pastaj muajin e tretë zihemi prapë e nuk flaim për katër muaj. Është një mënyrë komunikimi mbi bazë të së cilës bëhen disa punë.

”Romeo Veshaj:  “Mua më dukeni si një çift toksik.

”Erion Braçe:  “Mundet, por çmimi i lëndëve toksike që përdoren për bujqësi është rritur shumë.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com