Sorry, no posts matched your criteria.

Një grua i kthen Lady Gaga-s qentë e saj, pas njoftimit për shpërblim $500.000

Këngëtarja e famshme kaloi disa ditë tmerri pasi qentë e saj, Gustav dhe Koji u rrëmbyen dhe shoqëruesi i qenvë që është njëkohësisht dhe miku i saj, u qëllua në kraharor.
Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e këtij të fundit është e qëndrueshme, ndërsa Gaga ka vazhduar pa ndalim përpjekjet për të rikthyer qentë e saj. Madje, ajo vendosi edhe një shpërblim prej 500.000 dollarësh për këdo që i rikthente dy qentë.
Bulldogët francezë u rrëmbyen 3 ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar.

Mirëpo vetëm pas njoftimit që ajo vendosi një shpërblim, një grua është shfaqur në Departamentin e Policisë në Los Angeles, duke dorëzuar qentë shëndoshë e mirë, siç këngëtarja i kërkonte.

Tani është e paqartë nëse dhe kur gruaja do të shpërblehet me 500,000 dollarë të ofruara nga Gaga për kthimin e qenve.

Sipas mediave të huaja, gruaja e paidentifikuar nuk kishte lidhje me sulmin që iu bë shëtitësit të qenve, njëkohësisht mik i Gaga-s, megjithatë kjo ngjarje pritet të zbardhet. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com