“Një grua e paplotësuar”, Arbana flet për mëmësinë: U shkëputa nga ekrani, u bëra nënë shëmbullore
Arbana Osmani ka ndarë me fansat e saj në Instagram ndjesitë e saj si nënë e re. Duke u rikthyer edhe njëherë pas në kohë, kur solli në jetë djalin e parë, Arbana flet për shkëputjen nga televizioni, si dhe dëshpërimin që ky fakt i solli.
“Kur linda Jonin unë kam marrë 2 vite pushim nga puna (1 vit shtatzënia dhe 1 vit pas lindjes). Kam qenë njeriu më i lumtur në botë se lindja e tij më rilindi si njeri, por të them të drejtën, puna dhe rutina ime e zakonshme më mungonte shumë dhe e vuaja shkëputjen. Nuk kisha besim tek asnjë dado dhe mendoja që nëse do shkëputesha sadopak nga ai, do ndodhte diçka dhe ndjesitë e fajit nuk më linin të bëja asgjë. Kështu u bëra një “nënë shembullore”, por një grua e paplotësuar pa punën dhe pasionet e mia.
Me Diellin vendosa të mos shkëputem aq gjatë nga puna dhe jam përpjekur të gjej një ekuilibër, por sërish kam ndjesi faji kur shkëputem për më shumë se disa orë. Është e vështirë të jesh një mama që punon, por është besoj më stërmunduese të jesh mama me kohë të plotë, nëse e dashuron punën tënde si unë. Kështu që, mos u ndje në faj nëse puna të plotëson dhe të bën të lumtur. Mama e lumtur, fëmijë i lumtur, mos harro”, – ka shkruar Arbana.
“Të mos e humbasin durimin me fëmijët dhe të mos harrojnë veten. Të gjenë se çfarë i bën të lumtura dhe të luftojnë për të. Nëna të lumtura rrisin fëmijë të lumtur,“- këshilloi ajo nënat e reja.