Sorry, no posts matched your criteria.

Netflix “rrëmben” Warner Bros. Gati marrëveshja që do të revolucionarizojë kinematografinë

Netflix ka arritur marrëveshjen për të blerë studiot e gjigandit Warner Bros. dhe të gjithë bizneset e publikimit online të saj për një shifër prej 72 miliardë dollarë, çka i paraprin një riformimi të Hollywood-it dhe të gjithë industrisë së argëtimit.

Platforma gjigande e transmetimeve do të bëhet “pronari” i ri i studios së famshme WB, pasi paraqiti një ofertë prej 27.75 dollarësh për aksion për kompaninë mëmë Warner Bros. Discovery. Kjo i jep fund një beteje të gjatë ofertash, ku ishin pjesë edhe kompanitë Paramount dhe Comcast.

“Misioni ynë ka qenë gjithmonë që të argëtojmë botën.” – është shprehur Ted Sarandos, një nga CEO-t e kompanisë Netflix.

“Duke kombinuar librarinë e jashtëzakonshme të show-ve dhe filmave të Warner Bros. me prodhimet tona që kanë ridimensionuar kulturën, ne do të arrijmë gjëra të mëdha. Bashkë mund t’u japim njerëzve më shumë nga ato që ata duan dhe mund të perfeksionojmë tregimin e historive në shekullin e ardhshëm.” – ka thënë plot entuziazëm Sarandos.

Transaksioni dhe të gjitha procedurat kërkojnë muaj për t’u definuar, kështu që marrëveshja nuk do të konsiderohet plotësisht e arrirë deri para fundit të vitit 2026.

Kjo marrëveshje është e jashtëzakonshme kryesisht për faktin se Netflix do të zotërojë edhe HBO Max, platformën e transmetimit online të Warner Bros., pra do të ketë në dorë “rivalin” e tij dhe gjithë prodhimet shumë të pëlqyera të tij. Këtu mund të përmendin heronjtë e DC Universe, Harry Potter, serialin “Friends”, “The Big Bang Theory” e shumë prodhime të tjera, të cilat duke iu shtuar prodhimeve të vet Netflix do të bëjnë të lumtur përdoruesit anembanë botës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com