
Nëse Ledri dhe Sara martohen, ky këngëtar do të ndezi dasmën për një arsye shumë të veçantë
Ditën e djeshme në programin “N’majë të gjuhës” ishte i ftuar artisti i mirënjohur Sabri Fejzullahu apo siç e thërrasin miqtë, Sabriano.
Prej vitesh, ai dhe familja Vula janë miq e këtë traditë e kanë trashëguar edhe fëmijët e tyre, Ledri dhe Ermali.
Gjatë bisedës në studio ata zbuluan se Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu kanë kënduar në dasmën e Xherit dhe Agron Vulës.
“Nëse Ledri do të vendosë të bëjë dasëm, ti do të këndosh edhe në dasmën e tij pasi duam që tradita të vazhdojë” – tha Xheri.
Tepër krenar që miqësinë e tyre e kanë përcjellë edhe tek fëmijët, këngëtari pohoi se do të këndojë edhe në dasmën e Ledrit.