Në festën e ditëlindjes, Ledri Vula i bën një rreng partneres së tij
Mbrëmjen e djeshme, Sara Hoxha partnerja e Ledri Vulës ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të.
Blogerja kishte organizuar një festë të madhe me familjarë e miq të saj, por edhe të Ledrit. Teksa të gjithë prisnim ndonjë surprizë romantike nga ana e reperit për Sarën, Ledri ka dalë nga pritshmëritë. Ai i ka punuar një rreng Sarës. Gjatë kohës që të gjithë prisnin Ledrin t’i sillte tortën e ditëlindjes, për të fryrë qirinjtë, reperi ka bërë sikur është penguar dhe torta bie në tokë.
Sara me siguri ka menduar se gjithcka u shkatërrua, por jo! Ajo ka mbetur e shtangur në vend, ndërsa Ledri po qeshte me të madhe. Menjëherë në ambjent ka hyrë stafi organizues me një tortë të madhe, tortën reale në këtë rast dhe Sara e kuptoi më në fund rrengun.
Kujtojmë që çift konfirmoi lajmet në prill të 2020 teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.
Në dhjetor të 2020, atasollën në jetë një vajzë që quhet Poem Blu.