Sorry, no posts matched your criteria.

“Ndihesha xheloz për Arbanën dhe Ledionin” – Turjan Hysko rrëfehet për karrierën, dashurinë dhe prindërimin

Producenti Turjan Hysko ka qenë i ftuari i radhës i podcastit “The Dalina Show”, i Dalina Buzit, që publikohet në Youtube.

Në një bisedë të gjatë, ish-drejtuesi i “Klanifornia” apo ‘Apartamenti 2XL” është rrëfyer pa dorashka për prapaskenat e profesionit të tij, karrierën e mbyllur për momentin në televizion, marrëdhënien me ish-kolegët, atë me bashkëshorten Orinda Huta etj.

Teksa foli për ç’ka realizuar në Vizion Plus, në TV Klan apo Klan Plus falë kreativitetit por edhe vendosmërisë së tij, Turjani shprehu me sinqeritet se është i bindur që nuk i ka bërë dëm publikut me produktet e veta, por as ndonjë dobi të madhe nuk i ka sjellë. Nëse një ditë do të rikthehej në ekran, ai do ta bënte vetëm po të sillte një prodhim që do t’i jepte diçka publikut, jo thjesht për argëtim.

Ndoshta rastësisht, por edhe si një dëshirë e fshehur, ai deklaroi se në Top Channel nuk ka punuar kurrë, por i ngjallte shumë kuriozitet ish-drejtuesi i saj Dritan Hoxha, për vizionin e tij dhe energjinë që transmetonte.

Duke iu referuar po këtij televizioni, por shumë vite më parë ai u shpreh se është ndjerë xheloz për Arbana Osmanin apo Ledion Liçon në fillimet e spektaklit muzikor “Top Fest”, të cilin kishte shymë dëshirë ta drejtonte. Duke e njohur edhe fushën e muzikës si anëtar i grupit “Produkt 28”, Turi do të kishte “përbërësit” idealë për të qenë në krye të “Top Fest”.

Ai nuk nguroi as të shprehte vlerësimin dhe dëshirën për të drejtuar edhe reality shown “Big Brother”, duke e cilësuar si prodhimin më të mirë të realizuar ndonjëherë në kategorinë e vet. Hysko vlerëson se realizimi i tij është shumë i vështirë, ndryshe nga sa duket nga ekrani.  

Kontaktet me drejtuesit e Top Channel, sipas Hyskos kanë qenë rastësore deri tani, si me Dritan apo me Lori Hoxhën, apo edhe jo plotësisht të frytshme si takimi me ish-drejtorin Ben Blushi.

Turjan Hysko aktualisht pret daljen në kinema të filmit të tij të pare që titullohet “Kazerma”, ama një rikthim në televizion nuk duket aspak i pamundur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com