Sorry, no posts matched your criteria.

“Ndihem e sigurt krah tij!” – Pasi e akuzoi për ngacmim gjatë “Stranger Things”, Millie Bobby Brown flet për kolegun David Harbour

Vetëm një muaj më parë, lajmi se aktorja Millie Bobby Brown kishte denoncuar për bullizëm dhe ngacmim kolegun e “Stranger Things”, David Harbour, bëri bujë në të gjitha mediat e huaja. Sipas informacioneve që u shpërndanë, ngacmimet kishin ndodhur para se të nisnin xhirimet e sezonit të fundit të serialit që është bërë publik vetëm pak ditë më parë.

Gjithësesi, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Deadline”, Millie ka theksuar se ndihet e sigurt të punojë krah David, duke bërë edhe më konfuze situatën.

Ishtë “Daily Mail” muajin e kaluar ai që shpërndau ekskluzivisht lajmin se aktorja 21-vjeçare kishtre dorëzuar dhjetëra faqe denoncime për bullizëm e ngacmim ndaj 50-vjeçarit Harbour, të ndodhura gjatë vitit 2024. Por mesa duket, pas këtij informacioni gjithçka është rregulluar në marrëdhënien mes dyshes, “si me magji”.

“Punojmë bashkë prej 10 vitesh. Sigurisht që ndihem e sigurt me të. Ndihem e sigurt me të gjithë në set. Është e natyrshme kur punon prej një kohe të gjatë.” – shprehet Brown në intervistë.

“Ne interpretojmë babë e bijë në film, kështu që është e natyrshme të kem marrëdhënie më të fortë në raport me të tjerët, pasi kemi xhiruar edhe disa skena intensive bashkë. Unë dhe David kemi një marrëdhënie shumë të mirë, punojmë ngushtësisht si gjatë xhirimit ashtu edhe gjatë përgatitjeve të skenave.” – thekson aktorja që luan “Eleven” në serial, duke shuar zërat e denoncimeve.

Sipas burimeve të “Daily Mail”, akuzat e Millie-t nuk kishin të bënin me karakter seksual por me bullizëm. Aktorit 50-vjeçar i është dashur t’i nënshtrohet një hetimi të brendshëm të produksionit, rezultati i të cilave nuk është bërë i ditur.

Askush nga palët e përfshira nuk ka dhënë një version zyrtar të lajmit të përhapur për ngacmime, por as Netflix apo regjisorët e serialit nuk kanë komentuar.

Kurioz është fakti që palët jo vetëm që nuk kanë pohuar çka mund të ketë ndodhur, por as nuk e kanë mohuar zyrtarisht, pavarësisht se lajmi u përhap në të gjitha mediat. Gjithësesi, nuk dihet nëse bullizmi ka ndodhur vërtët ose jo, por e rëndësishme është që sezoni i 5-të i “Stranger Thing” u publikua dhe suksesi sërish flet mbi gjithçka, ashtu siç pritej.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com