Ndahet nga jeta modeli dhe muzikanti i njohur, Nick Kamen
Nick Kamen, modeli dhe muzikanti i njohur, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.
Nick u komentua mjaft nga publiku në vitin 1984, kur u shfaq në kopertinën e revistës “The Face”. Ndërkohë, shfaqja e tij në reklamën e viteve 1980 të “Levis”, ku Nick veshi një palë pantallona të shkurtra të bardha boksi në mes të një lavanderie të stilit të viteve 1950, rrëmbeu menjëherë vëmendjen e njerëzve. Kjo reklamë çoi në një rritje të madhe të shitjes së “Levis”, drejtuar nga Roger Lyons,.
Në vitin 1986, Madonna u afrua me Nick dhe i dërgoi një këngë që ajo kishte shkruar me Stephen Bray. “Every Time You Break My Heart” u bë hiti numër pesë në Mbretërinë e Bashkuar.
Më pas, Kamen publikoi këngën “Loving You Is Sweeter Than Ever”. Periudhën e fundit të jetës ai ishte beqar, ndërsa përsa i përket lidhjeve të tij të mëparshme, ato ishin me emra të njohur në botë si: Amanda De Cadenet (1999 – 2001), Talisa Soto dhe Tatjana Patitz.