Sorry, no posts matched your criteria.

Mos vallë ka nisur një histori dashurie midis Don Xhonit dhe modeles së famshme?!

Modelja e famshme, Ariana Li-Rey, disa javë më parë publikoi freestyle-n e Don Xhonit dhe e ftoi në Rusi.

“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.

Por siç duket dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkalon kufijtë dhe së fundmi ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.

“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.

“Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”, ka shkruar reperi.

Këto veprime të modeles dhe reperit po na lënë shumë të dyshojmë dhe nuk e dimë nëse në këtë rast bëhet fjalë thjesht për një marrëdhënie mes një fanseje dhe një personazhi të njohur. Nuk është hera e parë që dikush bën tatuazh portretin e një të famshmi, por në këtë rast duket se gjërat janë disi më ndryshe. Megjithatë do të presim dhe të shohim nëse dyshja do të na sqarojnë në vijim se si qëndron e vërteta për raportin e tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com