Megan Markle shfaqet në publik pas lindjes së vajzës
Megan Markle dhe Princi Harry i jë bashkuar sot kryebashkiakut të Neë York City në daljen e tyre të parë publike që nga lindja e vajzës Lilibet.
Duka dhe Dukesha udhëtuan deri në kuvertën e shikimit të One Ëorld Trade Center për të takuar kryetarin e NYC.
Teksa përshëndeti turmën e fotografëve, Meghan tha: “Është e mrekullueshme të kthehesh faleminderit” kur u pyet nëse ishte e lumtur që ishte në Neë York.
Dukesha, e veshur me një veshje tërësisht të zezë me flokët e lidhur buzëqeshi dhe bëri me dorë ndërsa hyri në ndërtesë me Harryn në krah.
Nuk dihet pse Meghan dhe Harry u takuan me demokratin, ose çfarë diskutuan gjatë takimit të tyre misterioz herët në mëngjes.
Dyshja u takuan gjithashtu me Guvernatorin e Nju Jorkut Kathy Hochul, 63 vjeç, e cila mbërriti minuta para tyre.