Sorry, no posts matched your criteria.

Më në fund Kim vendos të flasë për videon intime që bëri bujë të madhe

Para shumë vitesh Kim ishte në një lidhje me Ray J dhe si shumica e çifteve filmuan një moment intim në 2002.

Mirëpo kush do e merrte me mend se kjo video do bëhej shkas që Kim të bëhej kaq e famshme?!

Në vitin 2007 kjo video u publikua pa dëshirën e dyshes.  Kjo video u publikua në të njëjtën kohë që Kim dhe familja e saj ishin gati të transmetonin seritë e parë të “Keeping Up Ëith The Kardashians”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Los Angeles Times, Kim ka treguar se fakti që foli publikisht në lidhje me këtë video e ndihmoi të përballonte momentin e sikletshëm.

“Mendoj se padyshim producentët donin shuëm që unë të flisja. Dhe unë nuk do të kisha folur nëse nuk do të ishte spektakli. Ndonjëherë mendoja ‘OK, e di që tani duhet të merem me këtë çështje. Dikush do më pyes, kështu që duhet të ec përpara dhe të flas’.

Në një farë mënyrë, spekatkali nga ka ndihmuar që të përballojmë shumë gjëra, në vend që t’i fshihnim nën tapet. Në fund të ditës, unë kam qenë gjithmonë e hapur dhe e sinqertë dhe doa të ndaja çdo gjë që po kaloja. Nuk do të përmbahesha”, është shprehur Kim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com