Më në fund, Fjolla Morina dhe Fisniku tregojnë të vërtetën
Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të arratisjes që bëri një bujë të madhe.
Ajo udhëtoi së bashku me partnerin e saj drejt Dubait dhe në ishujt Maldives, ku herë pas herë kanë postuar në rrjetin e tyre të Instagramit fotografi të ndryshme.
Para disa ditësh, Fjolla vendosi t’i japi fund beqarisë së saj dhe u martuan në Maldives, ku Fisniku e surprizoi në mënyrën më të bukur me anë të një feste, trëndafilave, madje Fjolla veshi dhe fustanin e bardhë.
Çifti në një intervistë në “Prive” kanë treguar se celebrimin do ta bëjnë në Belgjikë.
Pavarësisht dënimit që vendosi Gjykata e Kukësit, 6 vite burg për Fjollën, duket se kjo e fundit nuk e ka vrarë mendjen shumë dhe ka vazhduar me postimet në Instagram duke shijuar jetën e saj.
“Ka qenë pak e vështirë për mua, sepse ishim në një vend që nuk njeh askënd dhe nuk ke asnjë familjar. Ka qenë pak emocion dhe jam dridhur gjithë kohës. Jam njeriu më i lumtur në botë që kam marr këtë propozim dhe sot është e vështirë të gjesh një njeri që të bën të lumtur”, tha Fjolla, teksa tregoi se kur të bëhet celebrimi në Belgjikë do të marrë edhe mbiemrin Syla.
Ndër të tera ata folën edhe për thashethemet që janë përhapur për marrëdhënien e tyre. Ata treguan se kanë prej 1 viti që janë në një lidhje dhe se nuk donin ta bënin publike, por për shkak të ndodhive u detyruan ta pranonin. Ndërsa Fisniku tha se nuk ka qenë Fjolla arsyja e ndarjes nga ish-bashkëshortja, sepse ai ishte i divorcuar në momentin që u njoh me këngëtaren.
Në media është përfolur edhe se prindërit e Fisnikut nuk kanë marrëdhënie të mirë me Fjollën, por ai e mohoi këtë gjë. Fisniku tha se më shumë flet Fjolla me prindërit e tij se sa ai vetë dhe të njëjtën gjë pohoi edhe këngëtarja.