Mbretëresha Elizabeth pajton Harryn me William
Mbretëresha Elizabeth II thuhet se është e shqetësuar për problemet e vazhdueshme që kanë tronditur monarkinë prej disa muajsh.
Sipas një burimi të pallatit, 95-vjeçarja është veçanërisht e shqetësuar për tensionet e vazhdueshme në lidhje me nipërit e saj, Princin William dhe Princin Harry, si dhe babanë e tyre, Princin Charles.
“Elizabeth i kërkoi Harryt ta thërriste përmes Zoom për bisedime paqeje ndërsa Charles është në Skoci dhe ofroi të ishte një ndërmjetëse”, tha një burim i pallatit së fundmi për Closer Weekly. “Është dashur njëfarë bindjeje, por ata kanë rënë dakord me të, sepse ata të dy e duan dhe e respektojnë mbretëreshën”.
Burimi gjithashtu pohoi se monarku në fuqi dëshiron të flasë sinqerisht me William, 39 vjeç, i cili është i dyti në radhë për fronin pas babait të tij, 72 vjeç.
“Elizabeth i ka parë të gjitha – të mirat dhe të këqijat”, tha burimi. “Por një gjë që ajo ka mësuar si mbretëreshë është fuqia e të menduarit pozitiv dhe përballimi i sfidave kokë më kokë”.
Harry u tërhoq nga detyrat mbretërore vitin e kaluar dhe u zhvendos me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. William ka vazhduar me jetën mbretërore dhe kërkesat që vijnë me të qenit i dyti në radhë për fronin.