Majk po rikthehet me një super projekt
Majk, këngëtari tepër i suksesshëm dhe i dashur për publikun, numëron shumë hite në albumet e tij.
Tre muaj më parë, Majk, erdhi me një bashkëpunim me Ghetto Geasy-n, të titulluar “Hajde te baba”. Kjo këngë është pjesë e albumit të tyre të përbashkët, që mban titullin “Vaksina”, e që si duket do të vijë si shpëtim për këtë vit të vështirë.
Mirëpo prej kohësh nuk e kemi parë të sjelli projekte solo, por shumë shpejt do të rikthehet fuqishëm.
Në llogarinë e tij në Instagram, Majk ka ndarë disa foto nga studio muzikore, duke i gëzuar pamasë fansat.
“Home alone si kevini, po prap at bitch nuk e thirri…”- shkruan Majk, duke lënë të kuptohet se këto rreshta mund të jenë pjesë e teksit të tij.