Sorry, no posts matched your criteria.

“Luteshim që të ishte djalë” Dojna Mema rrëfen për herë të parë përjetimet e pritjes së ëmbël

Para disa javësh, moderatorja e njohur Dojna Mema ndau me ndjekësit lajmin se është në pritje të ëmbël për të parën herë.

Ajo ka treguar se gjatë kohësh që prezantonte “Fun Club” ishte shtatzënë dhe mundohej të ‘kamuflohej’ disi, pasi ende nuk e kishte ndarë me publikun lajmin e gëzueshëm.

Në një pyetësor të zhvilluar ditën e sotme me ndjekësit në rrjetin social Instagram, Dojna ka treguar disa të pathëna lidhur me shtatzëninë e saj.

Meqënëse ajo dhe motra e saj janë të vetmet vajza në familje dhe nuk e kanë patur fatin të kenë një vëlla, moderatorja ka thënë se kur mamaja e saj e mori vesh lajmin dëshironte shumë që ajo të ishte në pritje të një djali.

Një djalë në familje, si ndiheni? Jeni dy motra, mami, pa vëlla?-e pyet njëra nga ndjekëset.

“Mami dhe motra që kur e morën vesh për shtatzëninë, luteshin të ishte djalë. Ka munguar një çun në familje dhe babi e donte shumë. Ndërsa për mua është sfidë e madhe sepse nuk kam parë nga afër si është të rrisësh një djalë në familje.”- ka treguar ajo.

Një tjetër ndjekës e pyet se si si i ka marrëdhëniet me ushqimin dhe aromat.
“Nuk duroj dot aromën e qepës, pulës dhe vezës. Për të tjerat jam në rregull. Kam neps dhe për brumëra dhe fruta.”– ka rrëfyer moderatorja.

Ndërsa sa i përket zgjedhjes së emrit, moderatorja ka treguar se do dëshironte shumë një emër të thjeshtë, që tingëllon unik dhe se i kanë disa emra gati por ende nuk e kanë zgjedhur.

‘Më pëlqejnë emrat shumë të thjeshtë që tingëllojnë unik.Nuk më pëlqejnë emrat e sforcuar apo të sajuar vetëm për hir të të qenurit unik.Kemi disa emra ndërmend, por do ta zgjedhim kur të shohim bebin-ka thënë Dojna.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com